Arbëresha Alija dhe Talha Ademi, student të Fakultetit të Arteve në UT- Regji filmi nga komisioni i Edu Cuts: First Film Ëorkshop, janë përzgjedhur për të marrë pjesë në fazën e dytë të selektimit. Këta dy student janë të vetmet nga Ballkani Perëndimor që kanë kaluar fazën e parë të kësaj kompanie filmike. Suksesi i këtyre dy studentëve është dëshmi për punën dhe përkushtimin që po bën stafi i Universitetit të Tetovës dhe studentëve të cilët jo vetëm që shfaqin talentin e tyre, por edhe prezantojnë UT në arenën ndërkombëtare.