Etno shtëpitë tashmë janë bërë synonim për zhvillimin e turizmit malor në rajonin e malit Sharr. Etno Shtëpia “ Çorbaxhiski An”, ndodhet në fshatin Vratnicë 20 km, larg Tetovës në magjistralen Tetovë- Jazhincë. Kjo shtëpi posedon kapacitete për 8 persona, dhe në përfundim është edhe apartamenti i dytë me kapacitet prej 8 personave. Në Etno shpinë ushqimet janë tradicionale dhe enkas për turistë të huja dhe ato vendas. Nikolla pronar i Etno Shtëpisë thotë se ne jemi të gatshëm për të pritur turistët pasi Mali Sharr ka shumë vende turistike dhe mjaft të bukura, madje këtu në këtë rajon kemi edhe çajin e malit një lloj që vetëm këtu kultivohet. Së shpejti do të kemi edhe video pamje nga kjo shtëpi.
Ky prezantim bëhet në kuadër të Projektit “ Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor” që realizohet nga shoqata Renesansa, mbështetur nga CNVP FoundationPrespa Ohrid Nature Trust – PONT
CNVP FoundationPrespa Ohrid Nature Trust – PONT
Adresa Vratnicë, Nikola 070 895 012