Bujar Osmani priti në takim katër ambasadorë, ka shprehur shqetësimin e tij për vendimet e KSHZ-së për rivotim…

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka pritur sot në takim katër ambasadorë. Në këto takime shefi i diplomacisë, ka shprehur shqetësimin për siç shkruan ai , “kompromitimin e procesit zgjedhor”.

Osmani me ambasadorët ka diskutuar mbi vendimet e KSHZ-së për rivotim në disa vendvotime, vendime që Osmani i ka cilësuar si “arbitrare që kanë për qëllim të vjedhin vullnetin zgjedhor”.

“Takova sot Ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës. Shpreha shqetësimin për kompromitimin e procesit zgjedhor nga vendimet arbitrare të KSHZ-së më qëllim vjedhje të vullnetit zgjedhor duke bërë inzhiniering politik me vendimet për rivotim. Gjithashtu shpreha domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe të ardhmes evropiane të vendit”, shkruan Osmani në Facebook.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *