Krahas bujtinës, Jashari merret me kultivimin e mjaltit

Muhamed  Jashari është ndoshta ndër të vetmit që ka edhe bujtinë për turistë, por edhe merret me prodhimin dhe kultivimin e mjaltit. Bujtina ime thotë ai është me një kapacitet të vogël prej 4 persona e vendosur në fshatin Veshallë, por kryesisht merrem edhe me mjaltin.  Në anën tjetër ka një interesim nga ana e turistëve për të qëndruar në Veshallë një fshat me një pamje magjike e vendosur mes majave të malit me një ambient dhe gjallëri të mirë. Puna ime mbetet kultivimi I mjaltit për të cilën ka një interesim të madh jo vetëm nga të huajt, por edhe nga banorët vendas. Të huajt nuk ka mundësi  të vijnë në Veshallë dhe të mos blejnë mjalt.

Mendoj se në këtë mënyrë ne do të mund ta kthejmë jetën në fshat, ta zhvillojmë ekonominë lokale, të nxisim turistët e huaj dhe vendor që të vizitojnë vendet tona mjaft të bukura dhe të qeta me një natyre  e cila të ofron edhe shërimin si rezultat I ajrit të pastër dhe  botës bimore.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *