Në mes të qetësisë, pastërtisë së ajrit, zhurmës së zogjve, erës së lehtë dhe shijes së borës që duket mbi bjeshkë, pra aty ku natyra zbulon bukurinë e saj mahnitëse të Sharrit, në lartësi mbidetare prej 1750 metër gjendet shtëpia malore e Berat Selimit, ndryshe e njohur si Dani Farm.
Një shtëpi tipike tradicionale e veçantë për nga ndërtimi dhe orendia brenda shtëpisë.
Por, më të veçantë këtë shtëpi e bën vendndodhja sepse shërben si urë lidhëse në mes Brodecit, respektivisht turistëve të cilët destinacion e kanë ngritjen në majën më të lartë atë të Kobilicës në lartësi mbidetare prej 2528 metër. Turistët e huaj dhe ato vendas për të shijuar bukuritë natyrore të Malit Sharr dhe për tu ngjitur në majën e Kobilicës fillimisht ndalojnë tek shtëpia malore e Dani Farm që gjendet mbi fshatin Brodec ku mund të shërbehen me ushqime tradicionale dhe të kalojnë natën aty. Kjo shtëpi ka një kapacitet prej 12 personash, e pajisur me shtretër tradicional me një pamje mahnitëse, me një kuzhinë dhe hapësirë të posaçme për ndeje.
Gjatë viteve të fundit shumë prej këtyre shtëpive tradicionale janë kthyer në bujtina, për të pritur turistët e shumtë vendas e të huaj, që po tërhiqen gjithnjë e më shumë nga bukuria natyrore e Alpeve shqiptare.
Biznesi lokal Dani Farm është përfitues i grantit për një projekt që do të zëvendësojë burimet ekzistuese të energjisë me përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë si dhe zhvillimin e turizmit të bazuar në natyrë duke bërë që kjo shtëpi malore të rris kapacitetin për turistët, të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e turizmit malor.
#CNVP #PONT #SustainableUseOfNaturalResources #Shar #KorabKoritnik #AlbanianAlps #MeetOneGrantants #DaniFarm