Në mesnatë kalon afati për paraqitje të personave të sëmurë për votim në zgjedhjet e 8 majit

Afati për regjistrimin e votuesve të sëmurë ose të pafuqishëm për t’u vizituar në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe për të votuar në zgjedhjet kuvendare skadon në mesnatë.

Regjistrimi bëhet në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare, ndërsa kërkesat e pranuara të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit janë të vlefshme edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Zgjedhësi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (i sëmurë ose i paaftë), dhe dëshiron të votojë, duhet ta njoftojë KKZ-në jo më vonë se 7 ditë para ditës së caktuar për votim, gjegjësisht deri më 30 prill në mesnatë”, sipas Rregullores së Punës për Zgjedhjet Parlamentare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *