Sapo është arritur marrëveshje mes ASH-së dhe BDI-së. Sipas portalit TS, Ziadin Sela fiton katër mandate të sigurta në zgjedhjet e 8 Majit.
Siç mëson më tej portali TS, Ziadin Sela do të jetë bartës në zonën 5, dy mandate do ti fitojë në zonën 6 dhe një mandat në zonën 2.
Gjithçka pritet të vuloset nesër pas kuvendit të ASH-së ku pritet që unanimisht të mbështet marrëveshja mes ASH-së dhe BDI-së për Frontin Evropian.
Portali TS deri tani ka siguruar edhe listën e kandidatëve të ASH-së që ka propozuar Ziadin Sela që të jenë pjesë e listëts së Frontit Evropian, por nuk do të bëjë publike deri sa ASH – BDI të nënshkruajnë marrëveshjen.
Nesër pritet të merr mbështetje të fuqishme Ziadin Sela që marrëveshja mes ASH-së dhe BDI-së të nënshkruhet të premten dhe të përmbyllet koalcioni i zgjeruar i Frontin Evropian.
Deri tani kanë nënshkruar pesë parti politike, nesër pritet të nënshkruaj BDI dhe partia e romëve.
Ndryshe zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 24 prill ku ka dy kandidat shqiptar për president Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.
Zgjedhjet e rrethit të dytë presidenciale dhe parlamentare do të mbahen me 8 Maj./TS/