Shqiptarët në Kroaci, duhet të votojnë për dr. Shoip Shoipin

Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci për herë të parë kanë rastin që të kenë përfaqësuesin e tyre në parlamentin e Kroacisë dhe këtë duhet ta shfrytëzojnë duke pasur parasysh se kandidat është as.phd. Shoip Shoipi një ndër  specialistët më të njohur në fushën e mjekësisë në Kroaci dhe më gjërë. Shoipi ka dëshmuar veten edhe në këshillin bashkiak të Zagrebit, ku ka mbrojtur dhe ka luftuar për të drejtat e shqiptarëve dhe të pakicave tjera.

Shqiptartë duhet masivihst të dali  në zgjedhje dhe të votojën për kandidatin e tyre Shoip Shoipin  dhe kështu do të kenë një derë të hapur jo vetëm në parlamentin kroat, por në të gjitha institucionet e këtij vendi. Kontributi i shqiptarëve dhe veprimtaria e tyre në kroaci ka qenë shumë e madhe jo vetëm tani, por edhe më herët dhe tani është koha që të gjitha kato aktivitete, kontribute të institucionalizohen dhe të futen në parlamentin kroat. Minoritetet janë pasuria e pamasë e shoqërisë sonë, prandaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme të luftojmë për një status të tillë dhe të theksojmë sistematikisht dhe me zë të fortë kontributin tonë në Republikën e Kroacisë.

Si përfaqësuesi juaj parlamentar, vizioni i punës sonë do të synojë kryesisht promovimin e diversitetit kulturor, forcimin e arsimit dhe punësimit dhe sigurimin e aksesit në kujdesin shëndetësor për çdo qytetar. Ne do të insistojmë në promovimin e programeve që nxisin integrimin e komunitetit tonë nëpërmjet të kuptuarit dhe respektimit të kulturave, gjuhëve dhe zakoneve të ndryshme. Në të njëjtën kohë, detyra jonë do të jetë ruajtja e identitetit të komunitetit tonë duke mbështetur iniciativat arsimore, ngjarjet kulturore dhe institucionet që promovojnë trashëgiminë tonë.

Është e rëndësishme të sigurohemi që çdo anëtar i komunitetit tonë të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar, dhe se diversiteti i tyre respektohet. Nëpërmjet këtyre përpjekjeve, unë dua të siguroj që komuniteti ynë të mbetet i fortë, krenar dhe i njohur brenda shoqërisë më të gjerë.

Me ju të dashur bashkëqytetarë, dëshiroj të ndërtoj ura bashkëpunimi, besimi dhe mirëkuptimi. Unë dua të jem zëri i juaj dhe i të gjithë atyre që ndihen të margjinalizuar apo të lënë pas dore dhe bashkë me ju të ndërtojmë të ardhmen për brezat tanë që do të vijnë.

Ju ftoj të më jepni mbështetjen dhe besimin tuaj. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri drejtësie, optimizmi dhe solidariteti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *