Mulliri në fshatin Kamjan 8 km larg Tetovës, i vendosur rrëzë malit Sharr në një pozitë shumë tërheqëse ku zhurma ujit dhe freskia e pemëve të bën të ndihesh shumë i qetë. Ka shumë turistë që qëndrojnë brenda në mulli për të dëgjuar zhurmën e ujit dhe gurin që lëviz si rezultat i fuqisë së ujit.
Ky Mulli është një atraksion turistik që për çdo ditë po vizitohet nga shumë njerëz. I ndërtuar para 400 viteve me gurë që lëviz me fuqinë e ujit. Iremja një grua 70 vjeçare na rrëfente se për çdo ditë kemi vizitorë të shumtë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga shumë vende tjera. Të shtunën kishim turistë nga Kosova dhe dy nga Koçani të cilët i kam shërbyer me kafe turke. Jemi gjenerata e tetë që e mbajmë këtë mulli ku bëjmë bluarjen e misrit dhe punojmë me (ojem) pra për 100 kg si kompensim marrim vetëm 5 kg. Kërkesat e turistëve janë të mëdha, por kapaciteti jonë momentalisht është i limituar si rezultat i mungesës së mjeteve financiare.