KSHZ po ashtu njoftoi se sot do tërheq shortin edhe për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve për zgjedhjet presidenciale.
Në fletëvotimin për zgjedhjet për president të shtetit do të jenë emrat e shtatë kandidatëve.
Në garën për zgjedhje të shefit të shtetit janë: president aktual i mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski, Stevçe Jakimovski i mbështetur nga GROM, Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, Bujar Osmani nga BDI-ja dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE-ja.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.