LSDM akuza për nënshkrimet – VMRO për angazhimin e Asaf Isein?!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

VMRO-DPMNE-ja ka gënjyer për nënshkrimet e Siljanovskës – thonë socialdemokratët duke pohuar se kjo parti ka bërë përpjekje, por pa sukses, që të manipulojë me nënshkrimet për Siljanovskën.

“DPMNE nuk arriti të grumbullojë nënshkrime të ligjshme dhe valide për kandidaten e saj dhe kandidaturën në KSHZ e dorëzoi me nënshkrime deputetësh e jo të qytetarëve. Pas kandidaturës së Pendarovskit qëndrojnë 22.449 qytetarë, kurse pas Gordana Siljanovskës vetëm 40 deputetë të VMRO-DPMNE-së” – tha Darko Kaevski, LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja thotë se Pendarovski ka pranuar se Asaf Isein është angazhuar nga LSDM-ja duke shtruar pyetjen nëse shërbimet konsultuese janë në pjesën e strategjive apo ndoshta hyjnë edhe në aktivitete zgjedhore që cënojnë ligjin dhe rregullsinë e zgjedhjeve.

“Në çfarë mënyre është angazhuar ky konsultues kontravers? Sa persona tjerë bashkë me të janë angazhuar? Sa kushton angazhimi I tij dhe kush e paguan këtë? A paguhet nga llogaria e LSDM-së dhe nëse po, përse nuk është në raportet e revizionit të LSDM-së? – tha Aleksandar Nikolovski, VMRO-DPMNE.

Izraeliti Asaf Eisin njihet si konsultuesi i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe me vite të tëra përmendet si kreatori i fushatave fituese zgjedhore të presidentit serb.

Krahas kësaj, Eisin ka përdorur njohuritë e tij në PR edhe në vende tjera. Ka bashkëpunuar me politikanë në Slloveni, Bosnjë, Austri, Serbi dhe Rumani. /tvklan.mk/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *