Pas shumë viteve në fshatin Kapazhdoll të komunës së Zhelinës, është bërë rikonstruimi i rrugës lokale. Investimi është me mjete të Bankës Botërore e cila ndan mjete për komunat dhe falë punës dhe përkushtimit të kreut të komunës së Zhelinës, ky projekt është realizuar. Po ashtu në këtë fshat është bërë edhe ujësjellësi dhe kanalizimi duke zgjidhur kështu një ndër problemet kryesore me të cilin janë ballafaquar banorët e këtij fshati.