Anketa e IPIS-it/ Bujar Osmani në epërsi para Taravarit, Siljanovska para Pendarovskit

Në emisionin e mbrëmshëm “Ojektiv” në RTVM, janë prezantuar rezultatet e anketës së IPIS-it të realizuar në muajin mars, me të dhëna mbledhura në nivel të gjithë vendit.

Në pyetjen “Për kë do të votoni në zgjedhjet e ardhshme presidenciale?”, Bujar Osmani gëzon 7% mbështetje në elektorat, e pas tij vjen Taravari me 5.7%, Biljana Vankovska me 3.5%, 24,6% e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për Gordana Siljanoska Davkovën, ndërsa 14,4% për presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

Dallimi mes Osmanit dhe Taravarit sa vjen e rritet, njëjtë si edhe dallimi mes Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti ishte 8,7%, ndërsa në mars 10,2% në favor të kandidatit për president të mbështetur nga VMRO-DPMNE.

Në shkurt, 20,2% votuan për Siljanovska Davkovën, ndërsa Pendarovski kishte 11,5% në shkurt.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *