Propozimi i BDI-së/ Kovaçevski: Politikanët merren me politikë, qytetarët vlerësojnë!

Kryetari I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nuk e ka komentuar në detaje propozimin e Bekteshit. Ai tha se qytetarët janë ata që duhet të vlerësojnë punën e një politikani.

“Kjo I bie njëjtë sikurse të thoni nëse ndonjë ekip futbolli humb ndeshjen atëherë të gjithë futbollistët dhe trajnerët të mos merren më me futboll. Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Bekteshit dhe nuk mund në detaje ta komentoj. Politikanët merren me politike, ofrojnë zgjidhje të tyre, kurse qytetarët vlerësojnë. Në një moment të caktuar mbështesin ndonjë parti më vonë tjetrën, në nivel loka parti tjetër, kandidatë të pavarur”, tha Dimitar Kovaçevski./tvklan.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *