Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Interit pas penalltive me rezultat 3-2, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat 2-1, ndërsa ndeshjes së parë e kishin fituar italianët me rezultat 1-0 (2-2).
Los Colchoneros kishin dominimin në lojë në minutat e para, duke rrezikuar portën me Samuel Linon. Interi u kundërpërgjigj me Denzel Dumfries, por në dy raste holandezi dështoi.Zikaltërit kaluan të parët në epërsi, kur zhvillohej minuta e 33-të, me Nicolo Barella që asistoi te Federico Dimarco që ishte i saktë për 1-0Por pas dy minutash, Atletico Madridi arriti të barazojë rezultatin me anë të Antoine Griezmann për 1-1.
Pjesa e dytë sikurse e para, solli raste nga të dyja palët, ku Griezmann dhe Marcus Thuram kishin raste të mira për të kaluar skuadrat e tyre në epërsi.
Kur pritej që Interi të kalonte në çerekfinale, në skenë doli Memphis Depay që fillimisht goditi shtyllën, pastaj në aksionin e radhës shënoi për 2-1.