Rezoluta e Senatit: Mbështetje për antarësimin e RMV-së në BE!

PARTNERITETI STRATEGJIK SHBA – RMV

SHBA-të, përmes një Rezolute në Senat, mbështetën aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Rezoluta ishte sponsorizuar nga senatori demokrat nga Vermonti, Piter Velç, senatorja demokrate nga Nju Hempshir, Xhin Shahin dhe senatorët republikan nga Nebraska dhe Karolina e Veriut, Pit Rikets dhe Tom Tilis.

Në Rezolutë, Senati i bën thirrje Presidentit dhe Sekretarit Shtetëror të SHBA-së, si dhe aleatëve evropian, të angazhohen për hapjen e klasterit të parë negociues të BE-së me RMV-në, pa kushte plotësuese dypalëshe.

“Presidenti dhe Sekretari Shtetëror të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e RMV-së, ta mbështesin zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, por edhe me RMV-në në rrugën e saj drejt BE-së. Senati inkurajon RMV-në të vazhdojë punën për anëtarësim në BE si dhe përpjekjet për vazhdimin e paqës, stabilitetit dhe prosperitetit në Evropën Lindore” – thuhet në Rezolutën e Senatit Amerikan.

Në Tetor të vitit të kaluar, senatorët Velç dhe Shahin vizituan Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, duke potencuar mbështetjen amerikane për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si dhe sigurinë e rajonit, në kushte të agresionit rus në Ukrainë.

“RMV-ja mbetet partner i rëndësishëm i sigurisë së BE-së dhe SHBA-së si dhe aleat i NATO-s, duke i siguruar Ukrainës ndihmë humanitare dhe pajisje ushtareke, duke votuar në favor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme kundër agresionit rus dhe duke miratuar të gjitha sanksionet e BE-së ndaj Rusisë” – thuhet në Rezolutën e Senatit Amerikan.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni i Ballkanit që nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim me BE-në dhe u bë kandidate zyrtare për BE në vitin 2005, si dhe vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nisi dialogun strategjik me SHBA-të në qershor të vitit 2022, si pjesë të Deklaratës për partneritet strategjik dhe bashkëpunim të vitit 2008. /tvklan.mk/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *