Qindra qytetarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë. Ata i sollën para derës së godinës vendimet e përmbaruesve, të cilët iu shumëfishuan borxhet edhe pasi ishte në fuqi ligji për kufizim kohor dhe buxhetor të detyrimeve. Disa organizata dhe qytetarë i zunë derën ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga duke i përplasur kërkesat me shkrim për aplikimin e ndryshimeve nga Ligji për Marrëdhëniet e detyrimeve që i referohen vjetërsimit të borxheve. Ata thonë se përmbaruesit i rrjepën qytetarët e varfër dhe borxhlinj, duke mos iu ndjerë për plotfuqishmërinë e ligjit as nga gjykatat.
“Kemi ardhur këtu sot për t’ju dorëzuar kërkesat e përmbaruesve se Ministria Drejtësisë është kompetent për ti proceduar zbatimin e ligjit nga përmbaruesit. Ata po bëjnë zhvatje, reket dhe korrupsion andaj jemi në këtë situatë. Urgjentisht Ministria e Drejtësisë të veproj sipas Kushtetutës. Gjykata Kushtuese i ka refuzuar të gjitha iniciativat e tyre dhe ky popull është i sulmuar. A e dini si jetojnë? Me 100-200 denarë në ditë, po edhe këtyre po u bëni zhvatje!”, tha Ana Gligorova, Organizata “Njeriu mbi profitin”.
“Alo ministër, erdhëm tek ti sepse na premtove që, nëse Gjykata Kushtetuese e refuzon nismën e Odës së Avokatëve dhe përmbaruesve, EVN e Telekomit dhe shumë të tjerëve, ju do të veproni për zbatim të ligjit”, u shpreh Samka Ibraimovski, Kryetar i partisë së Romëve.
“Pasi bëhet fjalë për shumë të madhe parash këtu në shprehje vjen kriminaliteti financiar. Përse e miratuan ligjin dhe tani nuk e zbatojnë, po luani me dinjitetin e njerëzve. Këta shpresuan se u soll ligji dhe e plotësuan kërkesën tonë që e premtuan dhe tani nuk e zbatojnë ligjin. Kështu më nuk shkon!”, theksoi Marjan Risteski, Konfederata e Sindikatave të lira.
“Nuk është me rëndësi kush është ministër, të gjithë janë të paaftë dhe nuk deshën ta zgjidhin problemin e qytetarëve. Jemi dëshmitar të mos respektimit masiv të ligjeve në Maqedoni. Në këtë shtet miratohen ligje për popullaritetin e politikanëve e pastaj injorohen nga institucionet shtetërore”, tha Marian Nenov, Organizata “No Pasaran”.