Konform aktiviteteve në kuadër të projektit “ Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor” realizuam takim me përfaqësues të sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal, në Komunën e Jegunovcës për të parë nga afër se me çfarë kapacitetesh disponon kjo komunë dhe cila është strategjia e kësaj komune për zhvillimin e turizmit malor dhe sa janë të informuar banorët në lidhje me produktet jodrurore. Darko Spasovski, nga LER e mirëpriti projektin e shoqatës Renesansa në lidhje me hulumtimin e strategjisë dhe hapat që duhet të ndërmerr komuna për të sensibilizuar masën.
Sipas tij Komuna e Jegunovcës, ka vende të shumta për të zhvilluar turizmin dhe natyra ka sasi të mjaftueshme të produkteve jodrurore, por kemi mungesën e një strategjia të mirëfilltë sidomos në informimin e qytetarëve për të tërhequr turistët. Ato u shprehën të gatshëm dhe treguan një interesim të jashtëzakonshëm që rekomandimet tona dhe studimet që do të bëhen në terren t’i përfshijnë në strategjinë e tyre të turizmit. Bashkëpunimi dhe komunikimi jo vetëm me komunën por edhe me banorët lokal do të vazhdojë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe për tu ofruar atyre kushte dhe mundësi për zhvillimin e turizmit malor dhe kultivimin e produkteve jordrurore.
Ky prezantim bëhet në kuadër të Projektit që realizohet nga shoqata Renesansa
“ Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor”
#CNVP #PONT #SustainableUseOfNaturalResources #Shar #KorabKoritnik #AlbanianAlps #MeetOurGrantees #RenesansaCNVP FoundationPrespa Ohrid Nature Trust – PONT