“Shikoni nëpër rafte, mos rastësisht i ka ngelur ndonjë lëndë gjyqësore Mijallkovit”, Alimi kërkon drejtësi për Agim Islamin

Ish i burgosuri për ngjarjet e 27 prillit të 2017 në Kuvend, Feta Alimi ka reaguar pas vendimit të djeshëm të gjykatës për aktvendim lirues ndaj Sasho Mijallkovit në rastin “Thesari”, përcjell TV21. Alimi kërkon drejtësi edhe për Agim Islamin, për të cilin thotë se 16 vjet qëndron pa faj në burg për rastin “Alfa”.

“Shikoni nëpër rafte, mos rastësisht i ka ngelur edhe ndonjë lëndë gjyqësore Mijalkovit, pastrojeni mirë e mirë. Turpi ju mbuloftë tërë jetën! Ka kush qëndron në burg në vend të atij! Agim Islami qëndron që 16 vite në burg pafaj, Burhan Poroji që 18 vite qëndron pafaj, dhe shumë raste të tjera! Ju nuk keni as fe as komb, këtë e them me përgjegjësinë më të madhe!”, thotë Alimi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *