Naim Lamallari është i punësuar në Qendrën Klinike në Drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta si udhëheqës i Repartit kadrovik. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij. Naimi shkollën fillore e ka kryer në Komunën e Çairit, të mesmen në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Flet rrjedhshëm gjuhën maqedonase dhe angleze.
