Bujar Osmani kandidat i BDI-së për president!

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në fjalimin e tij para publikut tha se BDI në këto zgjedhje do të kushtëzojë me ndryshime kushtetuese, ku përveç futjes së bullgarëve në Kushtetutë, do të kërkohet që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend, e jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Ahmeti thotë se BDI është e gatshme të kalojë në opozitë, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

“Prandaj dhe në këto zgjedhje kemi vendosur që të kërkojmë nga ju të  qëndrojmë bashkë, të rreshtoheni me ne në kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend dhe përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushtetutë si dhe ti themi jo Rusisë, e po Europës, Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon Kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për zgjedhjet presidenciale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *