Abduli thotë se mbledhja e Kuvendit nga Sela është falsifikuar: Kam deklaratat në noter nga 70 kuvendarë të ASH-së!

Avokati Abidin Abduli, që sot ishte prezent në konferencën për shtyp nga krahu i Taravarit në ASH thonë se kanë shqyrtuar lëndë në Gjykatën Themelore të Tetovës dhe se sipas tyre, rezulton se Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nga krahu i Ziadin Selës në ASH, del që është jolegjitim dhe i falsifikuar, përcjell TV21. Abduli thotë se mbledhja e Kuvendit nga Sela ka edhe elemente për vepra penale.“Në proces verbalin e Kongresit që është mbajtur më 27 mars 2022, nga kuvendarët e zgjedhur në atë Kongres, pastaj nga kuvendarët e zgjedhur më 17 shtator 2022 dhe me 21 janar të vitit 2023, rezulton se shumica e kuvendarëve të regjistruar nuk kanë marrë pjesë në atë Kuvend. Unë para jush kam deklaratat të dhëna në noter, nga 70 kuvendarë të regjistruar, të cilët deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin e mbajtur me 10 shkurt të këtij viti i thirrur nga kryetari i Kuvendit”, tha mes tjerash Abduli.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *