Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare.
Promovimi i Taravarit do të bëhet sot në ora 10:00 në sheshin e qytetit në Gostivar.
Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku.
Kujtojmë që Arben Taravari, para disa ditësh, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se partia e tij do të shkojë në zgjedhjet kuvendare në koalicion me partitë opozitare shqiptare, gjë që shkaktoi edhe përçarje në partinë e tij.
Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024.