30 euro do të kushtojë fletë-udhëtimi për qytetarët me pasaportë të vjetër që duhet të kthehen në Maqedoni

Qytetarët të cilët do të gjenden jashtë vendit me pasaportë të vjetër dhe do të duhet të vijnë në Maqedoni do të mund ta bëjnë këtë nëse do të pajisen me fletë-udhëtimi në njërën nga zyrat diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ambasada e Maqedonisë në Berlin ka dhënë udhëzime për qytetarët që duhet të aplikojnë për pasaporta të reja, por edhe për fletë-udhëtimi që do të kushtojë 30 euro dhe do të jetë në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë.Fletë-udhëtimi mund të merret pa termin në ndonjë nga ambasadat apo ndonjë konsullatë dhe është e vlefshme për 30 ditë, pra shërben vetëm për kthim në Maqedoni.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *