Mexhiti: Kuvendi do të vendos nëse do të jem ministër në Qeverinë teknike

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në takimin e sotëm me gazetarët tha se Kuvendi dhe deputetët do të vendosin nëse ai do të vazhdojë të jetë ministër në Qeverinë teknike.

Mexhiti është i bindur se pas zgjedhjeve të 8 majit, sërish do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Fatmir Mexhiti është ende ministër i Shëndetësisë, nuk do të japë dorëheqje. Kam punuar me nder dhe nuk kam pse japë dorëheqje. A do të jem edhe tutje ministër, do të vendosin deputetët dhe Kuvendi. Por premtoj se pas muajit maj, do të jem sërish ministër”, theksoi Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu tha se nuk është e vërtetë se ai do të shkarkojë drejtorët e BDI-së.

“Ju premtoj që përderisa jam ministër askush nuk mund t’i prekë dhe i respektoj”, thotë Mexhiti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *