Hamasi po kërkon që Izraeli të lirojë të burgosurin palestinez të profilit të lartë Marwan Barghouti në mes të bisedimeve të tensionuara për armëpushimin, raportoi Associated Press.
Si i burgosuri më i njohur i mbajtur nga Izraeli dhe një president i mundshëm i ardhshëm palestinez, liria e Barghoutit është në qendër të negociatave, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Sipas raportimeve, qëllimet e grupit militant palestinez janë të dyfishta – rritja e mbështetjes publike për partinë e tyre dhe njohja e pozicionit të rrallë të Barghoutit si një bashkues mes palestinezëve.
“Hamasi dëshiron t’i tregojë popullit palestinez se ata nuk janë një lëvizje e mbyllur. Ata përfaqësojnë një pjesë të komunitetit shoqëror palestinez. Ata po përpiqen të duken të përgjegjshëm”, kanë thënë nga Ministria Palestineze e Çështjeve të të Burgosurve në Bregun Perëndimor.