Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi në një intervistë për TOP CHANEL ka deklaruar Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në ndërtimin e Korridorit 8. Ai tha se ndërtimi i këtij Korridori do të shkurtojë rrugën në mes Shkupit dhe Tiranës me ç’rast me autoritetet shqiptare diskutojnë për nënshkrimin e një Marrëveshje për ndërtimin e tunelit që do të lidh të dy vendet dhe do të jetë e i gjatë 5.8 km
“Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe projektuesit shqiptarë është përcaktuar edhe gjatësia e tunelit që do jetë i përbashkët mes Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë. Gjatësia do të jetë 5.8 km dhe po shikojmë të gjithë mundësitë për fillimin e projektimit dhe ndërtimit të atij tuneli, në mënyrë që rruga të përfundojë në 31 dhjetor 2027. Me anë të tij do të shkurtohet rruga nga struga deri në qafë thanë për 9 km dhe në pjesën shqiptare shkurtohet deri në 11 km. Nga Struga – Tiranë shkurtohet për 20 km”, u shpreh Ejup Rustemi, Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, në Maqedoninë e Veriut.
Korridori i 8 -të do të mundësojë edhe një lidhje me Portin e ri të Durrësit?
“Me Republikën e Shqipërisë kemi memorandume bashkëpunimi për ndërtimin e këtij tuneli të përbashkët, por edhe ndërtimin Portit të thatë në strugë. Në këtë mënyrë do të kemi lidhje jashtëzakonisht shumë të mira komunikimi mes bizneseve dhe mes shtetasve tanë”, tha Rustemi.
Korridori i 8-të është bërë pjesë e sistemit rrugor evropian, ndërsa rruga më pas do të vijojë lidhjen me Sofjen, kryeqytetin e Bullgarisë. Maqedonia e Veriut do të ketë një autostradë me 6 korsi, ndërsa pala shqiptare parashikon ndërtimin e një rruge interurbane me katër korsi me shpejtësi 90 km/orë.