Opinion: Daut Emini
Kjo Ditë, që BDI e quan “historike”, do harrohet akoma pa u shkruar në histori nga historjanët! Në fakt kjo është Dita më pa vlerë në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sepse kanë pranuar ta drejtojnë Qeverinë e Maqedonisë me duar dhe këmbë të lidhura, me kokë të sëmurë dhe me bark të shprazur!!!
Shqiptarët në Ish-Jugoslavi, rametpast, kanë pasur Kryetare Shteti te 24 miljon banorëve me mandat të plotë, kanë pasur Kryetarë të Rinisë së Jugoslavisë, por kanë kaluar nëpër tmerre edhe në kohen kur ato ishin në majet e shtetit, dhe keto dite “B, C, D,…” nuk i kanë shënuar as në fletoret e hallvaxhive dhe jo si ditë historike!
Në BDI thonë se “kjo është një fitore me simbolikë të madhe”, thua se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vuajtur për mungesë të “simbolikës madhe” dhe jo për mungesë të kushteve për mbijetesë! Thua se shqiptarët kanë vuajtur për një Kryeministër teknik që nuk do ketë mundësi të punëson një portir shqiptarë, nuk do ketë mundësi të punëson një rojtarë mali apo fushe, për të mos u larguar nga vendi! Nuk do ketë mundësi të ndërton një rrugicë në lagjet e shqiptarëve dhe jo më të ndërton një autostradë, spital, shkollë, çerdhe! Kryeministri shqiptarë “me simbolikë të madhe” nuk do ketë mundësi të ndërton një shtëpi për të moshuar nëpër vendbanimet shqiptare që vdesin çdo ditë në shtëpitë e tyre të vetmuar, sepse femijët bashkë me nipat kanë ikur jashtë vendit për të siguruar mbijetesën!
Dita “D”, 25 janar 2024, do të shënohet në histori si fundi shpresës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!