Deloitte ka përpiluar klasifikimin e “Football Money League”, ku përfshihet renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta në nivel global për sezonin 2022/2023.
Real Madridi kryesor në klasifikimin dhe kthehet në krye për herë të parë nga viti 2018 me të ardhura rekord prej 831 milionë eurosh, duke pasur rritje prej 118 milionë euro në krahasim me vitin paraardhës.
Manchester City i ndjek në vendin e dytë me 825 milionë euro të fituara, ndërsa PSG kompleton vendin e tretë me 801 milionë euro.
Në vendin e katërt është Barcelona që ka arkëtuar 800 milionë euro, duke u ngjitur për tri pozicione.Top dhjetë skuadrat i kompletojnë Manchester United (745 milionë euro), Bayern Munich (744 milionë euro), Liverpool 682 (milionë euro), Tottenham (631 milionë euro), Chelsea (589 milionë euro) dhe Arsenal (532 milionë euro).
Të mëdhenjtë e futbollit italian rriten, por janë ende shumë larg nga elita e Evropës në planin ekonomik.
Juventusi është e para te skuadrat e Serie A, por renditet vetëm në vendin e 11. Zonja e Vjetër ka pozicionin e vitit të kaluar, por ka të të ardhurave për 8 për qind, duke arritur të arkëtojë 432 milionë euro.
Milani është në pozicionin e 13-të me një rritje prej 50 për qind, duke arkëtuar 385 milionë euro, Inter mbetet në vendin e 14 me 379 milionë të arkëtuara. Napoli hyn për herë të parë në klasifikim, duke u renditur në vendin e 19 me 279 milionë euro të arkëtuara.
20 klubet kanë arkëtime prej 10.5 miliardë eurosh, me një rritje prej 14% në krahasim me sezonin 2021-2022.