Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski ka publikuar emrat e ministrave dhe zv. ministrave të kësaj partie që do të marrin pjesë në qeverinë teknike.
“Ministër teknik i Punëve të Brendshme do të jetë avokati Pançe Toshkovski, ndërsa i Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Gjoko Vellkovski. Elena Petrova do të jetë zv.ministre e Financave, Cvetan Tripunovski zv. ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Stefan Andonovski – zv. ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, tha Mucunski.
Ndërkohë më herët kryetari VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se deputetët e partisë së tij nuk do ta votojnë Talat Xhaferin për kryeministër të Qeverisë teknike, ata do të jenë prezentë në seancën e Kuvendit kur do të votohet Qeveria teknike, por nuk do të votojnë./Alsat.mk