Fjalim në kuadër të konferencës “Viti i mundësive evropiane” mbajti fjalim Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku para të pranishmëve shpalosi se viti 2023 për ndërmarrjen të cilin e udhëheq ka qenë një vit historik.
Mund të mburremi me atë se viti 2023 ishte një vit rekord nga aspekti i investimeve, një vit rekord nga pagesa e taksës rrugore, por edhe vit historik në të cilin filluam me projektin më të madh për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, me të cilin i filluam aktivitete për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë, për një periudhë pesë vjeçare,” u shprehë Rustemi.
Në vazhdën e fjalimit i pari i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Rustemi se të gjitha të ardhurat të cilat grumbullohen brenda vitit kthehen si investime në mirëmbajtje, rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve.