Mëngjesin e sotëm SHGM ka pranuar një denoncim nga ekipi i televizionit Alsat, i cili është penguar të kryejë punën e tij në mënyrë profesionale gjatë protestës në Komunën e Çashkës.
Gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Novica Apostoloski kur arritën para komunës, disa nga protestuesit ua ndaluan hyrjen në komunë dhe filluan t’i sulmojnë verbalisht, duke tentuar edhe fizikisht ta heqin kamerën, siç shihet edhe ne videon e publikuar në faqen zyrtare të Alsat TV në Facebook.
“Çfarë po filmon… ule kamerën, të kanë thënë 100 herë ule kamerën, ndalo”, dëgjohet të thotë njëri nga protestuesit.
Nga ana tjetër dëgjohet dhe kameramani Apostoloski, duke thënë:
“ Unë nuk kam ardhur në shtëpi për të filmuar”.
Një nga protestantët thotë:
“Epo, ai erdhi në shtëpinë time, kjo është e imja, është shtetërore, vetëm kaq keni mësuar, dil prej andej, hajde”.
Më pas, pas një bisede të shkurtër të papërshtatshme, personi që tenton të dëbojë kameramanin, hyn në komunë dhe nuk e lejon të ekipin të futet në godinën e Komunës së Çashkës.
Sipas kolegut Tahiri, pas ngjarjes ata kanë tentuar sërish të hyjnë në komunë për të marrë deklaratë nga kryetari i komunës, por janë penguar edhe një herë, kësaj radhe nga sigurimi i komunës.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë SHGM dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) kërkojnë shpjegim nga komuna lidhur me pengimin e hyrjes së ekipit në një institucion publik.
“Duam të theksojmë qartë se qëndrimi ndaj gazetarëve dhe mediave që punojnë në terren është i një rëndësie kritike për lirinë e informimit dhe të shprehjes në një shoqëri demokratike. Dhuna dhe pengimi i gazetarëve për të kryer detyrën e tyre profesionale është i papranueshëm, nuk është në përputhje me vlerat demokratike dhe kontribuon në censurë”, thuhet njoftimin e SHGM-së.