Netanyahu thotë se vdekja e 21 ushtarëve “një nga ditët më të vështira” të luftës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vdekja e 21 ushtarëve izraelitë të hënën ishte “një nga ditët më të vështira” që nga shpërthimi i luftës.

“Unë mbaj zi për ushtarët tanë heroikë të rënë. Jam me familjet në kohën e tyre të nevojës dhe të gjithë lutemi për paqen e të plagosurve tanë”, ka thënë Netanyahu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Pasi një granatë me raketë (RPG) goditi një tank që mbronte trupat izraelite, dy ndërtesa dykatëshe u shembën mbi ushtarët pas shpërthimit, tha në një deklaratë të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), adm. Daniel Hagari.

Incidenti ishte humbja më e madhe e jetës për trupat izraelite në Gaza që nga fillimi i luftës me Hamasin.

“IDF ka nisur një hetim për ngjarjen. Ne duhet të nxjerrim mësimet e nevojshme dhe të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur luftëtarët tanë të sigurt”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se Izraeli “nuk do të ndalojë së luftuari deri në fitoren absolute”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *