Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka publikuar fotografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman, Presidenti i RMV-ë Stevo Pendarovski, Kryeministri, Dimitar Kovacevski si dhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi.
“Kënaqësi që në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Shkup, të takoj kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama dhe atë të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, bashkë me miq të vendeve tona si ndihmëssekretarin amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.
Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Europian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët”, skhruan Ali Ahmeti.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.