Dokumentet personale: Qeveria do ta shqyrtojë propozimin për prolongimin e afatit!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e vlerëson si propozim të mirë prolongimin e afatit për nxjerrjen e dokumenteve personale, njofton KlanM.

Për këtë temë, siç tha, do të diskutohet edhe në seancë qeveritare. Afati për ndërrimin e dokumenteve skadon më 12 shkurt.

Megjithatë, fjalën e fundit do ta ketë Greqia, për shkak se obligimi për ndryshimin e dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues, sic percjell KlanM, është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar ndërkombëtare të Prespës më 2018.

Kryeministri i ka rekomanduar Presidentit Pendarovski që të bisedojë me presidenten greke Katerina Sakelaropulo dhe të kërkojë mirëkuptim për prolongimin e afatit.

“Do të konsultohem me ministrat për propozimin e Presidentit Pendarovski që të anulohet afati për ndryshimin e dokumenteve personale. Edhe unë personalisht mendoj se është propozim i mirë. Për këtë temë do të bisedojmë në seancë qeveritare. Presidenti e di më së miri dhe ka më shumë detaje se si mund të realizohet procedura duke marrë parasysh faktin se dokumentet e reja janë obligim sipas marrëveshjes ndërkombëtare” – ka deklaruar Kryeministri Kovaçevski.

Krahas reagimeve të ashpra të qytetarëve që duhet të nxjerrin dokumente të reja personale edhe pse ato ekzistuese kanë afat, sic njofton KlanM, shqetësime janë shfaqur edhe për shtrenjtimin e tyre.

Çmimi i pasaportës me procedurë të rregullt është shtrenjtuar për 500 denarë, kurse me procedurë urgjente për 1.600 denarë, njofton KlanM.

Krahas pasaportës, me çmimet e reja, duhen 310 denarë për letërnjoftimin, 520 denarë për patent shoferin, 250 denarë për lejen e qarkullimit dhe 1.250 për ndërrimin e targave të makinave.

Sipas njoftimeve të autoriteteve, siç përcjell KlanM, në periudhën Korrik 2021 deri më 31.12.2023 janë ndryshuar 1.007.885 letërnjoftime, 1.169.463 pasaporta dhe 529.799 patent shoferi./KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *