Takim i Kryeparlamentarit Xhaferi me Sh.T. Abdullah bin Muhamed Al Sheikh

Në takimin e sotëm me SH.T. Abdullah bin Muhamed Al-Sheikhin, Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i uroi mirëseardhje dhe i përshëndeti marrëdhëniet e deritanishme të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.

Theksoi se vizitat e këtilla të përfaqësuesve më të lartë të Arabisë Saudite janë nxitje për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në më shumë nivele, me theks në nevojën për intensifikimin dhe përforcimin e komunikimit politik të ndërsjellë në të gjitha nivelet, a sidomos edhe në planin ekonomik.

Kryetari Xhaferi veçanërisht e theksoi bashkëpunimin parlamentar dhe i përshëndeti nismat e deritanishme të pranuara nga ana e Arabisë Saudite për nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve bilaterale në fusha të ndryshme. I informoi bashkëbiseduesit për përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet dhe njëherazi pjesë e Aleancës së NATO-s për të synuar gjithmonë paqen dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe në këtë drejtim shprehu shpresë se veprimet ushtarake në Lindjen e Afërme dhe në Ukrainë do të përfundojnë së shpejti.

E përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm në planin multilateral a e theksoi edhe mundësinë që në periudhën e ardhshme së bashku me Mbretërinë e Arabisë Saudite të punohet në planin e shfrytëzimit të potencialit ekonomik dhe rritjes së këmbimit tregtar.

Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, SH.T. Abdullah bin Muhamed Al Sheikhi falënderoi për pritjen e ngrohtë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe takimin me Kryetarin Xhaferi.

Konfirmoi se takimet e këtilla janë të dobishme për të dyja palët, sidomos në drejtim të përforcimit dhe afrimit të marrëdhënieve të ndërsjella ndërshtetërore. Në këtë kontekst, ai i propozoi Kryetarit Xhaferi që në përbërjen e ardhshme parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të formohet grup i veçantë i bashkëpunimit konkretisht vetëm me Mbretërinë e Arabisë Saudite a drejtoi edhe ftesë verbale për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite në periudhën e ardhshme.

“Ne si vend dhe si komb jemi të përcaktuar për paqe dhe bashkëpunim me të gjitha vendet në botë dhe në këtë drejtim, kisha dashur që të punojmë me vendin Tuaj në shfrytëzimin më të madh të potencialit ekonomik që e kemi,” theksoi në fund të elaborimit të vet Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Abdullah Bin Muhamed Al Sheikhi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *