Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe artikullin e CNN shprehet se tashmë Shqipëria shihet si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut kombëtar të Vjosës.
“Viti 2024 hyn në këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë.️ CNN e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të mira për t’u vizituar në 24 destinacionet, në 2024 si model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive bregdetare, qendrave historike në Berat dhe Gjirokastër, kulturës dhe Parkut Kombëtar të Vjosës”, shkruan Rama.