Studentët e programit të Psikologjisë të Universitetit të Tetovës realizuan praktikë studimore në kompaninë “JYSK”

Në kuadër të lëndës së Psikologjisë së marketingut, studentët e Psikologjisë të Universitetit të Tetovës, më 28 dhjetor 2023, realizuan praktikë studimore në kompaninë “JYSK” në lidhje me procesin e marketingut, në udhëheqje të Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe Mr. Sc Naser Ramadani.

Trajnimin e realizoi drejtori i kompanisë “JYSK” Agron Bexheti, në shoqërim të menaxheres për burime njerëzore Kaltrina Maksuti, menaxherit të shitjes Liris Bexheti dhe menaxheres së konceptit Lidija Pavlovska, të cilët iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të studentëve në sferën e Psikologjisë së marketingut, duke ofruar praktika reale të aplikimit të strategjive të marketingut.

Fokusi i praktikës ishte njohja me organizimin e procesit psikologjik të marketingut të cilin e aplikon kompania në të gjitha pikat e shitjes në vend dhe në mbarë botën, analizat e tregut dhe matjet psikologjike të sjelljeve të konsumatorëve.

Iniciativa të tilla bashkëpunuese janë të domosdoshme për të krijuar kompetenca përkatëse te studentët, të cilat do të jenë në përputhje me tregun e punës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *