Komuna e Tetovës ka ca kohë që po thotë se SPB Tetovë nuk bashkëpunon me komunën, të cilën e ka edhe obligim ligjor dhe kjo eshte konfirmuar sot nga disa banorë te cileve u bllokohet rruga.
Kështu sot Inspektoriati i Komunës ka dalë në terren për të eliminuar uzupatorët e hapësirave publike, ku ka hasur në rezistencë nga ana e djalit të ish kryetarit të PPD i cili në shenjë revolte ka bllokuar rrugën “Boris Kidriç”, afër parkingut që gjendet pas restorant Tivoli, kurse SPB Tetovë nuk e sheh të arsyeshme që të intervenojë.
Kjo që po shihni në fotografi po e dëshmon atë për të cilën Komuna e Tetovës ka kërkuar llogari nga SPB Tetovë.
Tani qytetarët duhet ta kuptojnë se me çfarë barikade po përballet komuna e cila si duket me të vërtetë ka për qëllim të rregullojë qytetit.