Ali Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është përzgjedhur si personazh i vitit sipas emisionit “Opinion”.

Arsyeja është premtimi i mbajtur se Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar. E kështu pritet të ndodhë më 28 Janar të vitit të ardhshëm.

I ftuar në studio, Ahmeti bëri me dije se kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut do të jetë komandant Talat Xhaferi, i cili është ndërkohë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Blendi Fevziu: Kur do e kemi kryeministrin shqiptar?

Ali Ahmeti: Më 28 Janar.

Blendi Fevziu: Dhe kush do jetë?

Ali Ahmeti: Talat Xhaferi.

Blendi Fevziu: Talat Xhaferi? Komandant Talat Xhaferi?

Ali Ahmeti: Komandant Talat Xhaferi.

Blendi Fevziu: Maqedonisë do t’i vesh për kryeministër një komandant të UÇK-së?

Ali Ahmeti: UÇK ka nënshkruar marrëveshje me NATO-n në 2001 që demobilizohet dhe uniforma e UÇK-së mbetet monument i kujtesës historike, e ka çdo ushtar, me një garancë të fuqishme që nuk do të keqpërdoret…

Blendi Fevziu: Ndërsa Talati do të mbetet monument i aktualitetit?

Ali Ahmeti: Talati më 28 Janar votohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut për kryeministër që do të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme./

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *