Qeveria e RMV ka sjellë vendim që punësimin e 1 117 persona në institucionet shëndetësore në kohë të pacaktuar. Kryeministri Dimtar Kovaçevski tha se mes personave të cilët do të marrin marrëveshje për kohë të pacaktuar janë persona për të cilët ka kërkesë nga institucionet shëndetësore.
“Mjekët tanë dëshmuan se mund të realizojnë operacionet më të komplikuara, të cilat nuk kanë qenë. Për këtë shkak të gjithë mjekët e rinj të cilët punojnë me marrëveshje do të ngelin në institucionet shëndetësore publike në të cilat punojnë dhe e realizojnë detyrën e tyre. Me këtë ndryshim shpresoj se do të jenë të kënaqur punëtorët shëndetësor, sepse me punëtor të kënaqur shëndetësor do të kemi edhe pacientë të kënaqur”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.
Ai tha se në Qeveri kanë qenë të vetëdijshëm për mungesën e kuadrit në mjekësi, dhe për këtë shkak kanë bërë përpjekje që të mbulohen mungesat.