Ka shkuar në tre numri i të vrarëve në Çellopek të Komunës së Bërvenicës, një ngjarje që ka shokuar opinionin informon Tetovasot.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndërkohë që gazetari i TS që është në vendin e ngjarjes pritet të jep informacione të tjera rreth këtij rasti shumë të rëndë në ndërkohë që sipas tij prej informacioneve jo zyrtare është edhe një i plagosur që është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe që i njëjti dyshohet që të jetë edhe kryerësi i këtij akti të rëndë të vrasjes së trefishtë . Në vendin e ngjarjes janë shumë forca të mëdha policore në ndërkohë që ata pritet të japin edhe variantin zyrtar të kësaj tragjedie.
Sipas informacioneve të para flitej se janë vrarë 3 persona të njëjtës familje por akoma nuk dihen shkaqet dhe motivet.
Gazetari i TS ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do të jep më shumë detaje në vazhdim, policia dhe prokuroria po punojnë për të zbardhur rastin