am shumë i lumtur të ju njoftoj se pas një pune të jashtëzakonshme si dhe me përkushtimin tonë më të madh, sot po sjellim rezultate të mrekullueshme. Shumë kush ndoshta nuk besonte, ndërsa oponentët tanë shpërndanin lajme të rreme se nuk do mund të ja arrijmë. Por me nder dhe punë ja arritëm, ja arritëm atë të cilën udhëheqësit e kaluar të komunës së Tetovës me dekada e kanë premtuar, por me ZERO rezultat. Nuk jemi në kohë zgjedhjesh, nuk jemi këtu për të bërë premtime në mungesë të projekteve, por jemi në vrullin e punës së Komunës së Tetovës e cila vetëm po realizon projekte. Kjo është Komuna jonë, punë e përditshme, në kohë rekord dhe me rezultate të jashtëzakonshme.
Të nderuar qytetar,
Sot jemi këtu për të dhënë lajmin më të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Komunës së Tetovës, lajmin që ka të bëjë me projektin më madhor,projekt në kuadër të programeve IPA2 (2014-2020), që përshinë ndërtimin e sistemit për ujërat e zeza që nënkupton rrjetin primar dhe sekondar për qytetin si dhe rrjetin primar sekondar deri në kyçje të qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Poroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht. Lajm më të mirë për vitin 2023 nuk mund të prisnim dhe kjo falë përkushtimit, efikasitetit të administratës dhe qytetarëve të cilët kanë bashkëpunuar shumë ngushtë me NE që në kohë të përfundojmë dokumentacionin dhe planin për të marrë lejen për nisjen e këtij projekti. Dokumentacioni i tenderimit për projektin e ndërtimt të kolektorit dhe ujërave të zeza si dhe stacionit filtrues, është miratuar nga CFCD, pranë Ministrisë së Financave dhe e njejta me datë 26.12.2023, është publikuar në faqen e tyre.
Projekti në fjalë është inicuar që në vitin 2014 dhe i njejti përfshinë stacionin filtrues të ujrave të zeza në fshatin Falisht, rrjetin primar dhe sekondar të kanalizimit të ujërave të zeza për Tetovën, duke përfshirë edhe kyçjen e qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Poroj, Reçic e Madhe, Reçic e Vogël dhe Falisht. Udhëheqësit e kaluar të komunës, në dy mandate, përveç aplikimit dhe përgatitjes së projekteve, nuk kanë bërë asnjë hap të mëtutjeshëm në drejtim të përcjelljes së procedurave për të mbyllur me sukses këtë projekt, duke e lënë projektin para dështimit dhe duke mos dhënë asnjë llogari para qytetarëve dhe para institucioneve ndërkombëtare të cilët janë shumë rigoroz në këtë drejtim. Dua të theksoj se me ardhjen tonë në krye të komunës së Tetovës, ne menjëherë kemi iniciuar procedurat për ta vazhduar këtë projekt shumë jetik për Tetovën dhe fshatrat për rreth që në fund të zgjedhim problemin e ujërave të zeza për Tetovën dhe fshatrat e përfshira në këtë projekt.
Fillimisht në takimin që kemi pasur me përfaqësues të Delegacionit Evropian, të Ministrisë së Financave dhe të Ekologjisë, është kërkuar që ne të përfundojmë procesin e shpronësimit të pronave në pjesët ku do të kalojë kolektori. Deri te Ministria e Financave, respektivisht tek drejtoria për çështje pronësore juridike në afat rekord janë dorëzuar rreth 1400 lëndë për shpronësim.
Këto lëndë janë punuar për vetëm disa muaj, ndërsa udhëheqësia e kaluar, për pesë vjet nuk ka arritur ta zgjedhin asnjë lëndë sepse qëllimi i tyre ka qenë për të zhvatur qytetarët e jo për të bërë diçka të mirë për Tetovën dhe banorët e fshatrave të komunës.
Paramendoni, i kanë pasur në dispozicion të gjitha mekanizmat që këtë projekt evropian ta realizojnë në kohë, por kanë shikuar vetëm interesin e tyre personal dhe përfitimet e majme. Ne nuk do ndalemi vetëm me këtë projekt madhor, por do të vazhdojmë të aplikojmë në të gjitha institucionet relevante evropiane dhe ndërkombëtare që të përmirësojmë infrastrukturën në komunën e Tetovës dhe t’ju sigurojmë qytetarëve një jetë më të mirë. Dua të falënderoj qytetarët të cilët janë treguar të gatshëm që të bëjmë shpronësimin e pronave të tyre kur e kanë kuptuar se ky projekt është jetik për të gjithë NE.
Shumë projekte të përfunduara janë pas nesh dhe ne kemi kënaqësinë të mbyllim vitin 2023 me këtë projekt të madh për Kolektorin e Ujërave të Zeza dhe Stacionin e Filtrave.
Trashëguam një komunë në gjendje të vështirë financiare, por me punë arritëm të realizojmë shumë projekte, sepse punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi.
Ju bëjmë ftesë të gjitha kompanive vendore dhe ndërkombëtare që të aplikojnë në tenderin në fjalë!