Autor: Berat Azizi
Ndryshimet klimatike dhe aktivitetet e paligjshme ndikojnë negativisht në ekosistemet malore dhe efektet e këtilla të vazhdueshme paraqesin kërcënim për mbrojtjen e integritetit të ekosistemeve.Pasojat e drejtpërdrejta nga këto ndryshime negative kanë një ndikim të gjerë. Ka edhe indikacione të organizatave joqeveritare të cilët pretendojnë se në vit nga shitja e drunjëve të prerë në mënyrë ilegale përfitimet arrijnë deri në 60 milion euro. Nga Enti Shtetëror për Statistikë thonë se dëmet në pyjе nga viti 2010 e këndej nga prerja ilegale e drunjëve llogariten 245118 metër kub.
Të dhënat zyrtare tregojnë se më periudhën nga 2010 e deri më 2020 policia pyjore ka parashtruar gjithsej 43120 raporte për prerje ilegale dhe gjithsej 7734 padi penale.
Qendra për strategji evropiane “Eurothink”,
https://eurothink.mk/Wp-content/uploads/2021/01/Izvestaj-Drvokradci-AL-1.pdf
Për pasojë, nuk u kursyen as pyjet në rajonin e Malit Sharr, kurse efektët negative qytetarët i përjetuan shumë shpejt. Referuar këtyre statistikave, pasojat janë evidente. Dy herë vërshime të mëdha goditën rajonin e Pollogut, respektivisht Tetovën.Në vitin 2015 dhe në vitin 2017. Në të dy rastet përmbytjet si pasojë e rreshjeve shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë por edhe viktima në njerëz. Ekspertët vlerësojnë se tashmë është ndezur alarmi për ndryshimet klimatike globale dhe ato janë në përkeqësim të vazhdueshëm, ndërsa një nga faktorët kryesor në përmbytje janë ndryshimet klimatike, thotë eksperti Daut Emini. “Statistikat tregojnë se në Malin Sharr janë zhdukur shumica e burimeve ujore, dhe kjo ka ndikuar që kanalet e rrjedhës që kanë ekzistuar me shekuj kanë filluar të mbyllen dhe si rrjedhoje gjatë te rreshurave teëshiut dhe breshërit, në mungesë të kanaleve ekzistuese, hapin kanale te reja, ku gjatë rrjedhës së tyre nëpër hapësira që kurrë më parë nuk kanë rrjedhur krijojnë vërshime, rrënime dhe përmbytje në hapësirat rurale dhe urbane por dhe në tokat pjellore” sqaron Daut Emini magjistër i ndërtimit, udheheqës i njësise së mbrojtjes së ambientit jetësor në Tetovë. Por, çfarë duhet të bëhet që të parandalohen këto vërshime.
Ekspertët mendojnë se për të parandaluar vërshimet duhet që të pastrohen kanale dhe gjithë shtrati i lumenjve në mënyrë që uji të kalon nëpër shtratin e tij që e ka përdorur gjatë shekujsh.” Tani kur ndryshimet klimatike janë tepër të larta duhet të ketë mobilizim të përhershëm qeveritar dhe jo qeveritar. Shtabet e emergjencës në kuadër të pushtetit qendror dhe lokal duhet të jenë aktive sikur të ketë përmbytje në bazë ditore. Pra, edhe veprimi i tyre do të jetë në bazë ditore. Kështu në vazhdimësi do të merren me përmirësimin e infrastrukturës ujore në mënyrë që pasojat nga përmbytjet të minimizohen”, thotë eksperti Daut Emini.Gjithsej në territorin parkut Kombëtar në Malin Sharr janë ndërtuar 13 hidrocentrale dhe që janë funksionalë. Një тјетњр është përfunduar së ndërtuari, por ende nuk është funksional.Ndërtimi i infrastrukturave të tilla do të thotë praktikisht një ndërhyrje në këtë sistem shumë të rëndësishëm për popullsinë në të gjithë rajonin e Pollogut, thonë nga Parku Kombëtar në Malin Sharr.
“Duhet të theksohet gjithashtu se popullata lokale është një faktor thelbësor në procesin e vendimmarrjes për zbatimin e projekteve të tilla ose të ngjashme të infrastrukturës. Në takimet që kemi në baza ditore, ata ndajnë mospajtueshmërinë për ndërtimin e hidrocentraleve dhe ata kanë mbështetje të madhe kundër ndërtimit të tyre gjithashtu nga të gjithë dashamirët e natyrës”, thotë drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” Ibrahim Dehari.Ekspertët thonë se ndërtimi i hidrocentraleve do të ketë pasoja negative edhe në të ardhmen. “Ndërtimi i hidrocendtraleve është sëmundje kanceogjene dhe faktorë kryesor që ndikon në ndryshimin e florës dhe faunës dhe me këtë, ka ndikim të drejtëpërdrejtë në ndryshimet klimatike. Ndërtimi i infrastrikturës për ndërtimin hitrocentraleve, hapja e kanalit për vendosjen e rrjetit të ujit dhe ndërtimi i objektit për vendosjen e turbinave janë një sulm shkatërrues të rrjedhës së lumit dhe brigjeve të tij”, thotë eksperti Daut Emini.Nga komuna e Tetovës thonë se për parandalimin e vërshimeve në të ardhmen në territorin e komunës së Tetovës, janë ndërmarë disa masa konkrete dhe aktivitete për mbrojtje.“Pastrimi dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve ku përfshihen kryerja e pastrimit të rregullt dhe në kohë të shtretërve të lumenjve për të reduktuar rrezikun e vërshimit të tyre.Ndërtimi i argjinaturave mbrojtëse në shtretërit e lumenjve si ndërtimi i argjinaturave mbrojtëse në shtretërit e lumenjve, veçanërisht në zonat ku janë regjistruar derdhje të shpeshta të ujit.Rregullimi i rrjedhave ujore ku përfshihet rregullimi i rrjedhave ujore për të parandaluar tejmbushjen e rrugëve dhe derdhjen e ujërave të zeza atmosferike në të gjithë qytetin.Mirëmbajtja e kanaleve atmosferike në qytet për të lehtësuar fluksin e ujit.Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve të dëmtuara të objekteve për mbrojtjen e ujit. Monitorimi i gjendjes së rrjedhave ujore dhe digave të larta. Shënjimi i lartësive të valës së përmbytjes, njoftimi dhe evakuimi i menjëhershëm i popullatës nga zona e kërcënuar. Njoftimi dhe evakuimi i menjëhershëm i popullatës nga zona e kërcënuar në rast të vërshimeve.Shpëtimi i personave të rrezikuar.Kontrolli i sistemit të furnizimit me ujë kundër ndotjes.Kontrolli i sistemit të furnizimit me ujë për të parandaluar ndotjen nga uji i lumenjve të papastër.Nxjerrja dhe heqja e pasojave të shkaktuara nga përmbytja” njoftuan nga zyra për informim në komunën e Tetovës. Përveç këtyre masave, për të trajtuar pasojat, janë përcaktuar masat e nevojshme për rehabilitimin e zonës dhe ofrimin e ndihmës për popullatën e prekur, kurse organet kompetente do të formojnë një Komision për vlerësimin e dëmeve dhe pasojave për të koordinuar veprimet e nevojshme, njoftuan nga komuna e Tetovës.Së fundmi nëpër disa komuna rurale janë duke u pastruar shtretërit e lumenjëve bashkërisht me UNDP-në, për të parandaluar vërshime në të ardhmen. Ndërkohë, me shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur u vendos një kornizë institucionale për mbrojtjen dhe restaurimin e kësaj zone që mos të jetë burim për vërshime në të ardhmen.
MMJPH dhe Qeveria e RMV-së vlerësojnë kompleksitetin e jashtëzakonshëm të zonës së mbrojtur dhe kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë në krijimin e strukturës menaxhuese të Parkut Kombëtar Mali Sharr dhe sistemit për menaxhimin e qëndrueshëm të zonës së mbrojtur.
Për sa i përket hidrocentraleve të vogla në kuadër të Parkut Kombëtar, Qeveria dhe MMJPH respektojnë me përpikëri marrëveshjen, e cila është e rregulluar ligjërisht me Ligjin për shpalljen e Parkut për zonë të mbrojtur, zonimin, si dhe gjendjen aktuale thuhet në komunikatën e MMJPH. Nuk do të lidhen kontrata për hidrocentrale të reja të vogla. Vetëm hidrocentralet e vegjël të ndërtuar tashmë pranohen si infrastrukturë ekzistuese. Të gjitha kontratat për hidrocentralet e vogla që gjenden në zonën e mbrojtjes së rreptë dhe zonën e menaxhimit aktiv janë afruar për negociata dhe pavarësisht nga faza e procesit, janë ndërprerë gjithsej 8 kontrata thuhet në komunikatë.
Kjo storje është përgatitur me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Forcimi i rolit të mediave në ballafaqimin me ndryshimet klimatike” e zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (QPSC), Qendra për Kërkim dhe Krijim të Politikave (QKKP) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), si dhe me mbështetjen financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (MPJN). Përmbajtja e tregimit është përgjegjësi vetëm e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë (MPJN).