Vetëvendosja pjesë e opozitës shqiptare në RMV

MEXHITI: ME LVV-në PËR TË BËRË NDRYSHIMIN EDHE NË RMV

Nga sot Lidhja Evropiane për Ndryshim numëron katër parti. Krahas Lëvizjes Demokratike, Besës dhe Alternativës në këtë lidhje hyn edhe Levizja Vetëvendosje – tha Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, njofton KlanM.

Sipas tij, programi zgjedhor tashmë bëhet bashkë, zyra është e përbashkët, fushata do të jetë e përbashkët dhe në listat zgjedhore të këtij koalicioni do të ketë anëtarë të Vetëvendosjes.

“Jemi bashkë me Bilallin dhe Afrimin, por prej sot edhe zyrtarisht edhe me Bekim Qokun anëtarin e Këshillit të përgjithshëm, këshilltarin e Kryeministrit, Albin Kurti, në partneritet po e nisim këtë rrugë për ta bërë ndryshimin, ashtu sic ndodhi në Kosovë, në Luginën e Preshevës, radhën e ka ndryshimi të vjen tek shqiptarët e Maqedonisë”, tha Izet Mexhiti.

Shtyllë e katërt e koalicionit, sic njofton KlanM, u quajt partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë sot jam këtu për të inicuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për të sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes të këtij regjimi që është në RMV. Vetëvendosja natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”,tha Bekim Qoku.

Kryetarët e Lëvizjes Besa dhe Alterativës, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi u shprehën të bindur, sic thanë, se nga sot nis ndryshimi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Ne nuk do të jemi në një qeveri ku për simbolikë do të luftojmë për pozicione, por do të jemi në një qeveri që do t`u shërbejë qytetarëve. Ne nuk do të luftojmë për pushtet, por do të luftojmë që shteti I Maqedonisë së Veriut t`u shërbejë shqiptarëve aq sa edhe maqedonasve”, tha Bilall Kasami.

“Kisha dasht që prej sot duke qenë këtu në Shkup, secili qytetar që e ndjen veten se duhet t`I shërbejë ndryshimit, e ka derën hapur. Edhe pjesëtarë të subjekteve tjera , bujrum dera çelë, prej sot fillon ndryshimi I madh”.

Opozita shqiptare, sic njofton KlanM, ka paralajmëruar se nëse deri në vitin e ri nuk kanë përfaqësuesin e tyre në vendin e zbrazur në KSHZ, nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe do ta bojkotojnë Kuvendin. Opozita shqiptare paralajmëron edhe masa radikale nëse Kuvendi nuk e voton Abdush Demirin për anëtar të KSHZ-së./KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *