Ardian Demiri i LD-së: 1200 denarët për nxënësit, lëmoshë para zgjedhjeve

Nga Lëvizja Demokratike kanë akuzuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit se me 1200 denarët për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme po e bën si lëmoshë para zgjedhjeve.

“Idiotizmi i një vendimi”, kështu e quan Ardian Demiri i Lëvizjes Demokratike, vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, për të ndarë 1200 denarë në muaj nxënësve filloristë dhe 1800 atyre të shkollave të mesme, për një periudhë për gjashtë muaj, apo deri në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Demiri, i cili është koordinator i LD-së në Strugë, thotë se pushteti përgaditet që me këtë lëmoshë ta blejnë dhe shantazhojnë qytetarin e rëndomtë!!!

“Pasi që përgjatë gjithë kësaj kohe sa janë në pushtet, 22 vite, qytetarin e zakonshëm e sollën buzë greminës së ekzistencës, tash me një masë adminsitrative idioteske po përpiqen edhe ta blejnë e shantazhojnë me 1800 denar në muaj që kinse do i marrin femijët në 6 muajt e ardhshme, ose ndryshe thënë deri sa të përfundojnë zgjedhjet parlamentare 2024, se pastaj…si gjithomonë…”raus” në Gjermani”, thotë avokati Ardian Demiri.

Demiri më tej shprehet se idiotizmi i këtij vendimi është edhe nënçmues, sepse kërkon që prindërit të paraqiten në shkollat ku mesojnë fëmijët e tyre që nëpërmjet drejtorëve të tyre më pas të kenë të evidentuar se kush janë ata prindër që kanë aplikuar dhe sa të ardhura mujore kanë, që më pas para zgjedhjeve ti shantazhojnë për nevoja elektorale!

Ai u bën thirrje gjithë prindërve të mos bien pre e shantazhimit dhe nënçmimit paraelektoral nga kazino-qeveria e Grubit dhe ministrave argat të tij, sepse sidoqoftë këto para planifikohet të shpërndahen pas zgjedhjeve, kur BDI do të del në opozitë” – thuhet në kumtesën e LD-së. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *