Ndeshja kryesore padyshim që do të jetë ajo mes Interit dhe Atletico Madridit, por interesant është edhe dueli Porto – Arsenal.
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City do të ketë punë të lehtë me danezët e Copenhagen, derisa Real Madridi përballet me gjermanët e RB Leipzig. Barcelona do të përballet me Napolin në këtë fazë, derisa Bayern Munich do të ketë punë me skuadrën kryeqytetase italiane Lazio.Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund si dhe PSG e Real Sociedad. Më poshtë keni dhe një sondazh, se kë e shikoni si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve?