Kryetari i komunës së Tearcës, z. Nuhi Neziri mori pjesë në kremtimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë, e organizuar nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Oslo.
Në këtë organizim morën pjesë Ambasadori i SHBA-së, Ambasadori i EU-së dhe 47 Ambasadorë të vendeve mike, nënkryetarja e Stortingut (parlamentit norvegjez) deputetët, sekretari shtetëror i MPJ-Norvegji, autoritetet qendrore dhe lokale, si dhe dashamirë tjerë të vendit tonë.
Falënderojmë z. Tore Opdal Hansen prefekt i qarkut për Buskerud-in e ri për mikpritjen si dhe z.Driton Kuçin, Ambasador në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Norvegji dhe Islandë, për mundësinë që na e dha që, të jemi pjesë e këtij organizimi, në veçanti falënderime të ngrohta vëllazërore për të gjithë diasporën tonë në Osllo, shumica e të cilëve vijnë nga komuna jonë.