Ilir Daja thotë se është krenar me të arriturat e Ballkanit në garat evropiane

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk është ndalur te humbja ndaj Dinamo Zagrebit, por më shumë është koncentruar në paraqitjen e ekipit të tij në përgjithësi në Ligën e Konferencës këtë sezon.

‘Timonieri’ shqiptar pas ndeshjes ka thënë se është shumë i kënaqur me skuadrën e tij, duke pasur parasysh se për vitin e dytë rresht po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Sigurisht që nuk më vjen fare keq që jemi eliminuar, sepse ne kemi rritur pritshmëritë kur jemi paraqitur për herën e dytë rresht në Ligën e Konferencës. Kjo është besoj ajo që kemi bërë mirë jo vetëm që kemi rritur pritshmëritë por jemi përballur me një gjigant si Dinamo me të cilin kemi një fitore dhe një humbje. Luajtëm pothuajse të barabartë deri në minutën e 70-të”.Nëse do të bëjmë një analizë të ftohtë, pasi në trajnerët nuk jemi të ftohtë. Do të thosha se sonte mund të ketë qenë ndeshja e 30 në Kosovë dhe Evropë, nga korriku deri në dhjetor kemi bërë pothuajse një kampionat”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *