Kërkesa e LEN për anëtar në KSHZ, Kovaçevski: Nuk mundet që ne të interpretojmë ligje kush si do

Unë kam qëndrim të qartë, ashtu siç është theksuar në ligjin për përfaqësim të partive politike, ashtu edhe duhet të respektohet, ashtu siç duhet të respektohet ligji edhe në pjesën e qeverisë teknike, në përbërjen e qeverisë teknike, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me kërkesën e opozitës shqiptare për anëtar në KSHZ. Kovaçevski thotë se numri i anëtarëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor është i paraparë me ligj dhe se i njëjti duhet të respektohet.

“Nuk mundet që ne të interpretojmë ligje kush si do. Obligim i Kuvendit dhe partive të përfaqësuara në Kuvend është që përmes komisioneve përkatëse ta kompletojnë përbërjen e KSHZ-së, gjithçka tjetër është improvizim që mund të vendos njollë në procesin zgjedhor”, theksoi Kovaçevski në deklaratën e tij në Bruksel.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *